GEOCAD

Disa nga projektet tona

Gjeodezia dhe kadastri është informacioni me të cilin ne e ndërtojmë vendin ku jetojmë. Ruajtja dhe përdorimi i këtij informacioni tashmë ka ndryshuar. Nga urat tek rrugët dhe tunelet, nga rrokaqiejtë tek lagjet me ndërtime, nga lumenjët dhe liqenët deri tek uji që ne e pijmë, janë pjesë e një sistemi të madh informacioni gjeohapësinor. Krijimi, përpunimi dhe ruajtja e këtyre të dhënave, është ajo çfarë ne bëjmë më së miri.

01

Puna jonë

  1. Digjitalizim2019 - 2020

    Hartimi i Kadastrit të Ujërave - SIU

    Sistemi Informativ Ujor (SIU) është platformë me autentifikim administrativ, e cila ka për qëllim inventarizimin, përpunimin dhe shfaqjen gjeohapësinore të të dhënave kadastrale ujore për tërë Republikën e Kosovës. Kjo platformë është segment i rëndësishëm i Agjencionit Kadastral të Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit me departamentet e saj.

    Më shumë
  2. Ekologji dhe mjedis2018 - 2019

    Traseja e ecjes në Bjeshkët e Nemura

    Promovimi i pasurive natyrore dhe turizmit në Kosovë ka marr një rëndësi të veçantë viteve të fundit. Me financim të Bashkimit Europian, ne arritëm të bëjmë matjen dhe markimin e Bjeshkëve të Nemura, përmes së cilës do të ndërtohet traseja e ecjes së vizitorëve atje.

    Më shumë
  3. Infrastrukturë transporti2019

    Matje për zgjerim dhe rindërtim të rrugëve rajonale

    Ne kemi një portofolio të pasur me matje për zgjerim dhe rindërtim të rrugëve rajonale dhe lokale. Këto projekte përfshijnë piketim dhe relievim të terrenit ku rrugët janë rikonstruktuar. Njëri nga këto projekte është zgjerimi i rrugës Deçan - Plavë.

    Më shumë
  4. Ekologji dhe mjedis2018

    Matja topografike për impiantin ujrave të zeza

    Përmes matjes topografike të lokacionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në regjionin e Pejës është bërë paraqitja e detajshme e relievit të parcelës. Ky projekt vlen të theksohet sepse ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndotjes së mëtutjeshme të Bistricës së Pejës.

    Më shumë
  5. Infrastrukturë transporti2020

    Hartimi i Elaboratit të Shpronësimit

    Projekt i financuar dhe mbikqyrur nga Ministria e Infrastrukturës, ndryshe i quajtur 'Hartimi i projekteve dhe konsulencë teknike - Shërbimet Gjeodezike'. Projekti përfshin shumë detyra që lidhen me punët gjeodezike/kadastrale të cilat duhet t'i kryejm për nevojat e Minstrisë së Infrastrukturës për një periudhë kohore prej 3 vitesh.

    Më shumë
  6. Digjitalizim2016 - 2019

    Konvertim dhe migrim i të dhënave kadastrale

    Ne kemi finalizuar jo një, por disa projekte të bartjes së të dhënave kadastrale në serverët e Agjencionit Kadastral të Kosovës. Projekte të ndryshme janë financuar nga institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare me qëllim të përshpejtimit të digjitalizimit të kadastrit shtetëror.

    Më shumë
  7. Planifikimi hapësinor2018

    Modelimi 3D për zonat Çagllavicë dhe Hajvali

    Projekt i realizuar gjatë sezonës së dimërit, i cili është pjesë e planit rregullativ të Komunës së Prishtinës. Puna në terren ka përfshirë matje terrestiale dhe matje ajërore te hapësirës gjeografike. Projekti i dorëzuar përmbanë paraqitjen tridimensionale dhe gjeodezike të të gjitha elementeve infrastrukturore.

    Më shumë

Si mund të ju ndihmojmë?

Ekipi ynë është gjithmonë i hapur të ju ndëgjojë dhe këshillojë.

Na kontakto